Politike

Meta mesazh protestuesve: Mos u provokoni nga talebanët, me qetësi dhe dashuri për Shqipërinë

18 Maj 2020, 15:36 Nga DOSJA
Meta mesazh protestuesve: Mos u provokoni nga talebanët, me qetësi dhe

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish pas nisjes së protestës pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një status në Facebook, teksa ka publikuar një foto të protestueve, Meta u bën thirrje që të mos bien pre e provokimeve të dhunës.

Rinia e Shqipërisë, pasuria jonë më e madhe! Mos u provokoni nga Talebanët! Demokracia do Triumfojë! Me qetësi dhe dashuri për Shqipërinë!”– shkruan Meta krah fotos. 

Protesta organizohet një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat.

Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një kordon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta protesta 18 maj 2020 ilir meta protesta 18 maj 2020

Sondazh

Poll