Politike

Meta mesazh të fortë, publikon foton kur i shtypet koka protestuesit: Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë, duhet hetim ndërk

18 Maj 2020, 15:05 Nga DOSJA
Meta mesazh të fortë, publikon foton kur i shtypet koka protestuesit:

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë në nisjen e protestës pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Teksa publikon një foto, ku shihet se si një protestuesi i është mbështetur koka në asfalt, Meta shkruan dhe bën thirrje që protestuesit të mos i përgjigjen dhunës me dhunë.

Ndër të tjera, Meta shkruan se duhet një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar.

Postimi i plotë 

Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar. Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për Kulturën. Europa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu. Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë.

Protesta organizohet një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat.

Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një kordon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta protesta 18 maj 2020 ilir meta protesta 18 maj 2020

Sondazh

Poll