Politike

Shembja e Teatrit Kombëtar dhe protesta tek ministria, reagon për herë të parë ambasada Amerikane në Tiranë

18 Maj 2020, 15:07 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit Kombëtar dhe protesta tek ministria, reagon për

TIRANE- Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me protestën që do të zhvillohet sot para Ministrisë së Brendshme. Megjithëse nuk ka dhënë asnjë qëndrim zyrtar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, ambasada iu bën thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri të shmangin daljen.

“Sot në afërsi të Ministrisë së Brendshme në Tiranë, thuajse në qendër të qytetit mbahet një protestë. Kjo protestë pritet që të nisë në orën 16.30 minuta dhe nuk dihet sesa zgjat. Qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri duhet të kenë kujdes dhe të shmangin daljen në këto zona: Shmangni vendet e mundshme të protestës, përfshirë Bulevardin Kombëtar Shmangni çdo tubim publik të njerëzve. Monitoroni median lokale për të qenë në dijeni të asaj që ndodh Jini të vetëdijshëm për rrethanat tuaja Mbani një profil të ulët”, njofton ambasada.

Protesta organizohet një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Po ashtu shumë artistë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat.

Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një kordon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike protesta 18 maj 2020 protesta 18 maj 2020

Sondazh

Poll