Politike

Me zë të ngjirur, Liçaj del në shesh para protestuesve: Ejani të thërrasim Shqipëri, Rama dhe Veliaj kanë shkretëtirë

18 Maj 2020, 15:30 Nga DOSJA
Me zë të ngjirur, Liçaj del në shesh para protestuesve:

TIRANË– Aktori Neritan Liçaj është rikthyer në sheshin e protestës. me zë të ngjirur, Liçaj ka kërkuar që të gjithë protestuesit të mbrojnë Shqipërinë nga diktatorët. Ai bëri thirrje për shpresë që sipas tij nuk vdes nga kjo dhunë.

Përsa i përket kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, Liçaj tha se ata kanë shkretëtirë brenda tyre dhe jo zemër. 

“Më ka ikur zëri, por ka mbetur pjesa ime më e mirë, pjesa ime më e fortë. U përpoqën të vrasin lirinë, u përpoqën të vrasin forcën. Këtë muskulin këtu, dhe jo muskulin e policëve. Por ky është muskuli që nuk mposhtet dot kurrë. Ai teatër u kthye në një tempull që I dha zë dhe jehonë shpirtit të njerëzve. Zoti kur e bëri këtë mendoj se ka qenë i dashuruar, sepse ëhstë shumë bukur. Ne do ta bëjmë akoma më të bukur, si qytetarë. Shpresa nuk vdes, më ka mbajtur dy vite tek Teatri. Unë kam fëmijë dhe për të ardhmen e fëmijëve të mi se mua nuk më ka mbetur shumë. Ne duhet të luftojmë, t’i themi Shqipërisë që ne e duam shumë. Ta shohim se si do të mbjellë e jot ë shkretëtojë. Sepse Rama dhe Veliaj, kanë shkretëtirë brenda tyre jo zemër. Në nuk kemi shkretëtirë, kështu që ejani të mbjellim. Mund të bëni çfarë të doni, mund të sajoni skenarë, nuk ju opengoj dot, por rëndësi për mua është ajo çfarë bëj unë. Rëndësi ka që ne nuk na pengopni dot. Prandaj unë ju ftoj të gjthëve të thërrasim Shqipëri, Shqipëri, Shqipëri,”- tha Liçaj. 

Protesta organizohet një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat.

Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një kordon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike protesta 18 maj 2020 protesta 18 maj 2020

Sondazh

Poll