Politike

Protesta e Teatrit Kombëtar dhe hapja e kufijve, Meta mbledh ambasadorët e BE-së: Acarimi i klimës politike s’i shërb

18 Maj 2020, 14:23 Nga DOSJA
Protesta e Teatrit Kombëtar dhe hapja e kufijve, Meta mbledh

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorët e BE-së në Pallatin e Brigadave.  Dosja.al mëson se Meta është mbledhur me katër ambasadorë të e Çekisë, Polonisë, Hungarisë dhe Sllovakisë.

Sipas njoftimit të ardhur nga Presidenca, Presidenti Meta dhe Ambasadorët vlerësuan marrëdhëniet politike dhe bashkëpunimin miqësor dypalësh, si dhe shkëmbyen mendime rreth forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit edhe ndërmjet rajoneve V4-Ballkani Perëndimor.

Gjatë takimit u ndanë informacione për situatën e pandemisë COVID-19 në secilin vend. Presidenti i Republikës dhe Ambasadorët theksuan nevojën për një hapje graduale dhe të kujdesshme e kufijve, si dhe lehtësimin e masave shtrënguese që do t’i jepnin frymëmarrje dhe impuls ekonomisë në përgjithësi, por edhe vijimit të trendit pozitiv të viteve të fundit të fluksit të turistëve nga këto vende drejt Shqipërisë.

Presidenti Meta falenderoi për asistencën që këto vende kanë premtuar dhe dhënë vendit tonë për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu përkrahjen dhe vendosmërinë e vendeve të Vishegradit në drejtim të perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe të rajonit tonë.

Duke shprehur mirënjohjen për vendimin e Këshillit Evropian të 26 marsit për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe rikonfirmimin e perspektivës evropiane për vendet tona nga Samiti i fundit i Zagrebit, Presidenti Meta theksoi se, Shqipëria duhet të mbetet e fokusuar në plotësimin në kohë të të gjithë kushteve që Këshilli ka përcaktuar për vendin tonë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Presidenti Meta i njohu Ambasadorët edhe me zhvillimet më të fundit politike në vend, duke shprehur shqetësimin se provokimet dhe acarimi i klimës politike nuk i shërbejnë avancimit të përspektivës evropiane të vendit.

Ky takim u zhvillua ndërkohë që po përgatitej protesta për shembjen e Teatrit Kombëtar. Protesta organizohet një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat.

Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një kordon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta protesta 18 maj 2020 ilir meta protesta 18 maj 2020

Sondazh

Poll