Bota

Italia i rikthehet “normalitetit”, baret dhe dyqanet rihapen pas 2 muajsh në izolim (FOTO)

18 Maj 2020, 13:44 Nga DOSJA

ITALI– Italia është një ndër  vendet më të goditura në botë, ku numërohen mbi 31 mijë të vdekur që prej fillimit të shpërthimit të Covid-19. Ditën e sotme  të gjitha dyqanet, parukeritë dhe restorantet italiane kanë rihapur dyert ndërsa vendi përshpejtoi përpjekjet për të dalë nga kriza e koronavirusit pas një bllokimi 10-javor.

Të gjithë italianët pas 2 muajsh në karantinë mund ta pinë sërish kapuçinon e tyre të mëngjesit në bar, pavarësisht se tashmë gjithçka do të jetë ndryshe sepse duhet të ruajnë distancën sociale, ndërsa priftërinjtë  i bënë presion qeverisë për të lejuarr shërbimet fetare.

“Nuk kam punuar për dy muaj e gjysmë. Sot është një ditë e bukur, emocionuese.”- tha Valentino Casanova, një kafetier në Caffe Canova në Piazza del Popolo në qendër të Romës.

Gjithashtu përveç këtyre  lehtësimeve Italia dot ka njoftuar se nga 3 qeshori do të rihapen kufijtë me disa shtete, si edhe do të lejohen udhëtimet e pakufizuara në rajone të caktuara, që miqtë të takohen përsëri dhe restorantet të shërbejnë për aq kohë sa tavolinat të jenë paktën 2 metër larg.

“Unë kam tashmë 150 takime, të gjitha shumë urgjente, të gjithë insistojnë që ata duhet të jenë të parët në listë. Kam një axhendë të mbushur plot për tre javë.”-u shpreh Stefania Ziggiotto, një floktare në Alpine të Courmayeur.

Tashmë gjithçka ka ndryshuar, sepse shumë njerëz zbatojnë rregullat e Covid-19. (Shiko foto këtu)

‘Shumë njerëz thjesht kalojnë dhe nga jashtë pyesin nëse mund të hyjnë brenda apo jo. Le t’i japim kohë. Është thjesht dita e parë.’- është shprehur ai.

Burimi: Corriere

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 18 Maj 2020, 13:16

Kërko dhe ofro ndihmë online me “Dhuro” App

TIRANË- Liri, Genaela, Festimi, Jetmiri, Kushtrimi dhe Arianiti, të cilët ishin pjesë e ekipit “Avengers” – fitues të vendit të parë në garën “Hack t...