Bota

Ish-kreu i OBSH: Covid-19 mund të “shuhet vetë”, para se të krijohet vaksina

18 Maj 2020, 10:35 Nga DOSJA
Ish-kreu i OBSH: Covid-19 mund të “shuhet vetë”, para se

BRITANI E MADHE- Në një  kohë që  qindra grupe ekspertësh të shëndetësisë dhe shkencëtarë po punojnë  për krijimin e një vaksine, vjen një deklaratë e papritur nga ish-kreu i OBSH.

Sipas Karol Sikoras  koronavirusi mund të “shuhet natyrshëm”, prandaj për këtë arsye nuk është e nevojshme gjetja e një vaksine. Kështu ka deklaruar  ish-drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Karol Sikora, ndërsa  që drejtori aktual është shprehur vazhdimisht  se ky virus do të zgjasë edhe për disa muaj, ndërkohë  që po punohet për prodhimin e një vaksine.

Sikora, Onkolog dhe Zyrtar Kryesor Mjekësor i Shëndetit në ‘Rutherford Health’, është shprehur se ka të ngjarë që britanikët të kenë më shumë imunitet nga sa mendohej më parë dhe se Covid-19 mund të përfundojë duke ‘shuar veten’.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka thënë: Ekziston një shans i mirë që koronavirusi të vdesë natyrshëm përpara se të zhvillohet një vaksinë. Ne shohim një model afërsisht të ngjashëm kudo, mendoj se kemi më shumë imunitet sesa pritej. Duhet të vazhdojmë të ngadalësojmë virusin, por ai mund edhe të shuhet vetë.

Kjo deklaratë e ish-kreut të OBSH-së vijnë në një kohë kur Sekretari i Biznesit në Britaninë e Madhe njoftoi se qeveria britanike do të investojë më shumë se 100 milionë euro në ndërtimin e qendrës së parë për prodhimin dhe inovacionin e vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar.

Burimi: independent

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota karol sikoras koronavirusi ne bote karol sikoras koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll