Bota

Prifti amerikan përhap ujin e shenjtë me pistoletë lodër, për të respektuar masat e Covid-19

18 Maj 2020, 11:28 Nga DOSJA

SHBA– Situata e Covid-19 ka ndryshuar pothuajse të gjithë rutinën e jetës së njeriut, pasi rregullat për shmangien e virusit vdekjeprurës janë detyrueshme për këdo.  Për këtë arsye një prift në Detroit të Amerikës, ka gjetur një mënyrë të veçantë për ta respektuar distancën sociale gjatë ceremonisë për shpërndarjen e ujit të shenjtë.

Në disa fotografi  të publikuara në rrjetet sociale nga Kisha St Ambrose shihet sesi prifti Timothy Pelc e gjuan ujin e shenjtë duke përdorur një pistoletë lodër. Ku zakonisht jemi mësuar t’i shohim që përdoren vetëm nga fëmijët për të lozur.

Mësohet se fotografitë janë shkrepur gjatë Pashkëve, por janë bërë shumë virale në internet duke u bërë edhe shumë meme për to.

Prifti tha se ishte paksa i shqetësuar për atë sesi do të reagonte Vatikani kur t’i shihte këto fotografi, por shtoi se nuk ka dëgjuar ende asgjë. Kjo ishte një mënyrë e vetme dhe ideale që të vazhdohet tradita e bekimit të luleve të Pashkëve edhe pse pandemia e Covid-19 ende nuk është larguar.

SHBA është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku  deri më tani  numri i viktimave ka shkurar në 90.978 viktima dhe janë infektuar mbi 1.5 mijë të tjerë.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll