Bota

Brazili nuk gjen qetësi/ Mbi 240 mijë të infektuar dhe mbi 16 mijë viktima nga Covid-19

18 Maj 2020, 12:54 Nga DOSJA
Brazili nuk gjen qetësi/ Mbi 240 mijë të infektuar dhe mbi 16

BRAZIL– Ditë pas dite shifrat ditore të të vdekurëve në Brazil po rriten gjihmonë e më shumë.  Tashmë Brazili është  bërë vatra e katërt më e madhe në botë sa i përket rasteve  me koronavirus. Gjithashtu Brazili po rrezikon kolapsin e spitaleve më të mëdha si shkak i pandemisë.

Brazili ka kapërcyer Spanjën dhe Italinë për t’u bërë vendi me numrin e katërt më të madh të infeksioneve të konfirmuara në botë.

Zyrtarët të shtunën raportuan 14.919 raste të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar në total 242.313.

Numri i të vdekurve në Brazil gjatë 24 orëve të fundit ka qenë  816, duke e çuar në 16.192 numrin e përgjithshëm.

Autoritetet shëndetësore kanë ngritur alarmin se është rritur kërkesa për shtretër për të sëmurët dhe brenda dy javëve nuk do ketë më vende të lira për t’u ardhur në shërbim pacientëve.  Për shkak të testimeve të ulëta në popullatë, ekspertët vendës të shëndetësisë janë të shqetësuar se numri i të infektuarve mund të jetë edhe më i lartë sesa shifrat zyrtare.

Ndërkohë Presidenti brazilian Zhair Bolsonaro vijon t’i kundërshtojë masat e autoriteteve për izolimin e qytetarëve me argumentin se distancimi social ka për ta dëmtuar shumë ekonominë.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne brazil koronavirusi ne brazil

Sondazh

Poll