Bota

Kosova lehtëson masat e Covid-19, rihap transportin publik por vetëm me 20 pasagjerë

18 Maj 2020, 10:19 Nga DOSJA
Kosova lehtëson masat e Covid-19, rihap transportin publik por vetëm

PRISHTINË–  Kosova është një prej vendeve që kanë marrë masa të drastike si shkak i koronavirusit. Por ditën e sotme  kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka njoftuar sot se cilat do të jenë masat lehtësuese për këtë javë,  duke hequr kufizimet e vendosura  si shkak i pandemisë.

“Javën po e fillojmë me lehtësim të mëtejshëm të qarkullimit dhe hapje graduale të disa bizneseve. Prej sot, me orar të plotë po operojnë edhe autobusët e trafikut urban por me rregulla të reja dhe numër të kufizuar të udhëtarëve në 20. Përtej masave mbrojtëse kundër COVID-19 që po zbatohen në çdo autobus, secili udhëtar duhet të ketë edhe maskën. Bashkë do ia dalim. Javë të mbarë dhe shëndet!”-  ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë që deri më tani  në Kosovë ka 29 viktima,  985 të infektuar dhe 736 të  shëruar nga Covid-19.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll