Bota

Nafta rritet mbi 30 $ për herë të parë pas dy muajsh

18 Maj 2020, 12:28 Nga DOSJA
Nafta rritet mbi 30 $ për herë të parë pas dy muajsh

SHBA-Mohammad Barkindo, sekretari i përgjithshëm i OPEC-ut, është shprehur në një intervistë të televizionit Bloomberg se perspektiva e çmimeve të naftës gjatë gjysmës së dytë të vitit duket shumë më inkurajuese teksa dhe ekonomia botërore po rimëkëmbet.

“Ka pasur një reagim shumë të ashpër e të menjëhershëm nga ana e prodhuesve të naftës në ShBA përsa i përket ndërprerjes së prodhimit e kjo ka ndihmuar shumë në heqjen e stresit në treg”, shprehet Daniel Hynes një strateg i vjetër përsa i përket produktit të naftës në grupin bankar Australia & New Zealand. ”Çmimet vështirë të bien nën 20 dollarë fuçia veçse nëse do të ketë valë akomë më vdekjeprurëse të virusit në ekonomitë madhore”, shton ai.

Kontratat me afat të Naftës bruto WTI janë rritur sot me 5.4%, nga sesioni i kaluar i tregtimit, në 31.01 $ fuçia në “New York Mercantile Exchange”. Ndërsa kontratat me afat të së ardhmes të naftës bruto Brent janë rritur me 3.45 % sot duke u tregtuar kështu me 33.62 dollarë fuçia në “ICE Futures Europe Exchange”.

Sidoqoftë ka një risk se rimëkëmbja e naftës mund të përkeqësohet nëse pandemia përkeqësohet. Drejtuesi i Rezervës Federale të ShBA-së Jerome Powell ka paralajmëruar se aksionet dhe aktivet e tjerë që janë rritur në mënyrë të ndjeshme gjatë muajit të kaluar mund të përjetojnë një zbritje po aq të theksuar në çmim nëse do të ketë hapa pas në luftën e kontrrollit të koronavirusit. “Rimëkëmbja e ekonomisë amerikane mund të zgjatet gjer në fund të vitit tjetër”, është shprehur ai në një televizion amerikan të dielën në mbrëmje.

Iraku, prodhuesi i dytë më i madh brenda OPEC-ut është shprehur se planifikon ta ndalojë prodhimin e naftës në rafineritë e tij në jug-lindje të Al-Ahdab si rezultat i protestave që po bllokojnë operacionet e saj, sipas një personi që kishte njohuri për situatën. Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e guvernatorit e provincës Ëasit, në të cilën ndodhen rafineritë, së bashku me dy deputetët e tij shprehet personi i cilia ka dëshiruar të qëndrojë anonim për Bloomberg pasi ky informacion akoma nuk është bërë publik nga mediat e Irakut.

Marrë nga GazetaSi

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota cmimi i naftes cmimi i naftes

Sondazh

Poll