Bota

“Protestë e heshtur”, Kryeministrja e Belgjikës shkon për vizitë zyrtare në spital, mjekët i kthejnë shpinën (VIDEO)

18 Maj 2020, 12:02 Nga DOSJA
“Protestë e heshtur”, Kryeministrja e Belgjikës shkon

BELGJIKË– Në një kohë që koronavirusi ka prekur me qindra shtete në mbarë botën, jo të gjithë liderët e vendeve që kanë shënuar raste të virusit kanë ditur të menaxhojnë situatën e Covid-19. Kështu ka ndodhur edhe kryeministren e Belgjikës,  Sophie Wilmes, e cila është kritikuar shumë për mënyrën sesi ajo ka punuar për pandeminë e Covid-19.

Për këtë shkak të gjithë mjekët edhe infermierët e spitalit Sain-Pierre në Bruksel e kanë injoruar në momentin kur ajo ka shkuar për vizitë.

Teksa ajo ka dashur të zhvillojë një vizitë zyrtare në këtë spital, punonjësit shëndetësor i kthyen shpinën ku makina në të cilën ajo ndodhej po kalonte rreth tyre.

Kujtojmë se shifrat ditore të viktimave dhe të të infektuarëve në Belgjikë kanë qenë relativisht të larta, prandaj edhe e gjithë Qeveria është kritikuar për mënyrën sesi veproi në kohë pandemie. Në videon e bërë virale shihet se sapo makina arrin në oborrin e spitalit, punonjësit u kthyen shpinën automjeteve.

Burimi: Theguardian  

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne belgjike sophie wilmes koronavirusi ne belgjike sophie wilmes

Sondazh

Poll