Bota

Italia i rikthehet “normalitetit”, baret dhe dyqanet rihapen pas 2 muajsh në izolim (FOTO)

Të gjithë italianët pas 2 muajsh në karantinë mund ta pinë sërish kapuçinon e tyre të mëngjesit në bar, pavarësisht se tashmë gjithçka do të jetë ndryshe sepse duhet të ruajnë distancën sociale, ndërsa priftërinjtë i bënë presion qeverisë për të lejuarr shërbimet fetare.

ITALI– Italia është një ndër  vendet më të goditura në botë, ku numërohen mbi 31 mijë të vdekur që prej fillimit të shpërthimit të Covid-19. Ditën e sotme  të gjitha dyqanet, parukeritë dhe restorantet italiane kanë rihapur dyert ndërsa vendi përshpejtoi përpjekjet për të dalë nga kriza e koronavirusit pas një bllokimi 10-javor.

Të gjithë italianët pas 2 muajsh në karantinë mund ta pinë sërish kapuçinon e tyre të mëngjesit në bar, pavarësisht se tashmë gjithçka do të jetë ndryshe sepse duhet të ruajnë distancën sociale, ndërsa priftërinjtë  i bënë presion qeverisë për të lejuarr shërbimet fetare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk kam punuar për dy muaj e gjysmë. Sot është një ditë e bukur, emocionuese.”- tha Valentino Casanova, një kafetier në Caffe Canova në Piazza del Popolo në qendër të Romës.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment