Politike

Ndërpritet ‘Zgjedhorja’, Hajdari thirrje PD-së: Hajde në protestë, të reformojmë sitemin. U je zotuar dhe artistëve

18 Maj 2020, 09:45 Nga DOSJA
Ndërpritet ‘Zgjedhorja’, Hajdari thirrje PD-së: Hajde

TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari i ka bërë sot thirrje opozitës jashtëparlamentare që të kthehet në tryezë dhe të reformohet sistemi zgjedhor. Në një reagim për mediat pas një takimi të shkurtër me bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Hajdari tha se PD duhet të përfundojnë nismat e saj, pasi i është zotuar Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që do të reformojë sistemin.

“Nëse e ka seriozisht të mbështet AMT-në, duhet të vijë në tryezë dhe t’i shkojë deri në fund marrëveshjes me me Aleancën. PD duhett ë vijë në tryezë dhe të përfundojë një nismë të saj deri në fund, kjo është thirrja ime për Partinë Demorkatike. Jeni angazhuar plotësisht për reformimin e sistemtit zgjedhor. Prandaj ju lutem shumë hajdeni dhe të ndryshojmë sistemin zgjedhor”, u shpreh Hajdari.

Ndërpritet Reforma Zgjedhore. Bojkoti i opozitës jashtë parlamentare si një shenjë proteste kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, ka kushtëzuar punimet. Dy anëtarët e Këshillit Politik, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri, u shprehën se ftojnë opozitën në tyrezë dhe se pa të nuk do bëjnë asnjë diskutim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike nderpritet reforma zgjedhore reforma zgjedhore rudina hajdari nderpritet reforma zgjedhore reforma zgjedhore rudina hajdari

Sondazh

Poll