Aktualitet

Gjithçka e menduar në detaje, ja ku ishin fshehur 38 kg heroinë brenda kamonit në Durrës

18 Maj 2020, 08:12 Nga DOSJA
Gjithçka e menduar në detaje, ja ku ishin fshehur 38 kg heroinë

Durrës- 38 kg heroinë e ndarë në 60 pako është kapur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit. Policia ka arrestuar 49-vjeçarin, Dhimitër Zykaj,  i cili ishte shofer në kamionin ku u gjet sasia e madhe e drogës, e cila do të transportohej drejt Italisë.

“Ballkan web” ka publikuar fotot, ku shfaqet vendi se ku ishte fshehur heroina. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme droga ishte fshehur brenda një mekanizmi elektrik, i cili ndodhej poshtë dy sediljeve të kamionit.  Po kështu dyshohet se është i njëjti grup, që ka trafikuar në muajin prill të këtij viti sasinë prej 20 kg heroinë,  po nga Porti i Durrësit, por që u kap në Itali.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhimitër zykaj droge ne portin e durresit dhimitër zykaj droge ne portin e durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Maj 2020, 06:53

TIRANË- Një foto e aktores së njohur Ermira Gjata, bëri xhiron e rrjetit ditën e djeshme. Gjata është fotografuar teksa qante, e pas shpinës së saj fadroma...