Aktualitet

Matje e temperaturës, distancë fizike dhe rregulla të rrepta. Maturantën rikthehen sërish në shkolla (FOTO+VD)

18 Maj 2020, 07:29 Nga DOSJA
Matje e temperaturës, distancë fizike dhe rregulla të rrepta.

TIRANË- Maturantët janë kthyer sërish sot në shkolla, por këtë herë me rregulla të reja. 31 mijë maturantë në vend, kanë shkuar sot në bankat e shkollës, por që në hyrje janë përballur me rregulla që nuk i kanë hasur kurrë më parë.

Atyre u është matur temperatura dhe të gjithë kanë qenë të pajisur me amaska dhe me doreza. Pak ditë më parë Ministria e Arsimit ka nxjerr në udhëzim dhe bëhet me dije se maturantët do të jenë për 3 javë në shkollë, për konsultimet e nevojshme që të jenë gati për provimet e Maturës Shtetërore.

Numri i nxënësve në një klasë do të jetë shumë i reduktuar dhe nuk do të lejohet grumbullimi i nxnënsve në ambiente të ndryshme të shkollës. Sipas udhëzimit të MASR, nxënësit do të zhvillojnë konsultime për lëndën e matematikës, gjuhës shqipe dhe letërsisë, anglishtes dhe lëndët me zgjedhje.

Provimet e Maturës Shtetëore do të zhvillohen në qershror dhe këtë herë do të ketë rregulla të reja. Pyetjet do të jenë të gjitha me alternativa dhe kohëzgjatja e provimit do të jetë 90 minuta.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 matura 2020 rikthimi i nxenesve ne shkolla masat kunder covid 19 matura 2020 rikthimi i nxenesve ne shkolla

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Maj 2020, 06:53

TIRANË- Një foto e aktores së njohur Ermira Gjata, bëri xhiron e rrjetit ditën e djeshme. Gjata është fotografuar teksa qante, e pas shpinës së saj fadroma...