Aktualitet

18 Maj 2020, 06:53 Nga DOSJA

TIRANË- Një foto e aktores së njohur Ermira Gjata, bëri xhiron e rrjetit ditën e djeshme. Gjata është fotografuar teksa qante, e pas shpinës së saj fadromat po shkatërronin godinat e teatrit. Sot Gjata, në një lidhje me ABC News, ka treguar se si është ndjerë në momentin kur u shkatërruar Teatri Kombëtar.

Ajo shtoi se  data 17 maj është zgjedhur qëllimisht për prishjen e teatrit, pasi në këtë datë është dhënë dhe shfaqja e parë.

Mua më njoftuan se po shembet teatri, vetëm kur shkova dhe pash nga afër se si fadromat po prishin pjesët, aty nuk u përmbajta dot, shpërtheva në lot.Mendoj se mund të jetë bërë qëllimisht, pasi më 17 maj të 1945 është çelur për herë të parë zyrtarisht Teatri Kombëtar.

Ajo godinë mund të restaurohej dhe të bëhej ashtu siç ishte. Akoma besoj ashtu se mund të bëhet. Nuk është fjala thjesht për të qenë emocionale, por për të mbrojtur identitetin e historisë sonë”, u shpreh Gjata me me zë të dridhur.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ermira gjata shembet teatri kombetar ermira gjata shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll