Aktualitet

Situata e paqëndrueshme me COVID-19 në vend, 75% e të infektuarve janë shëruar

18 Maj 2020, 07:09 Nga DOSJA
Situata e paqëndrueshme me COVID-19 në vend, 75% e të infektuarve

TIRANË– Situata me COVID-19 në Shqipëri vijon të mbetet e paqëndrueshme. Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se u konfimuan dhe 13 raste të reja.

Tashmë numri total i të infektuarve ka arritur në 946. Të 13 rastet e reja dje ishin në qytetin Durrësit, kontakte të personave që janë prekur nga COVID në fasonerinë e qytetit bregdetar.

Po kështu numri i të shëruarve ka shkuar në 715, ose 75% e të infektuarve kanë fituar betejën me COVID-19. Aktualisht në vend janë 200 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër, Kamëz, Berat.

Ndërkohë në spitale janë 17 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Maj 2020, 06:53

TIRANË- Një foto e aktores së njohur Ermira Gjata, bëri xhiron e rrjetit ditën e djeshme. Gjata është fotografuar teksa qante, e pas shpinës së saj fadroma...