Aktualitet

Çështja e TK, flet kreu i SPAK: Hetimet që kemi nisur ne s’kanë lidhje me shembjen e godinës

18 Maj 2020, 07:43 Nga DOSJA
Çështja e TK, flet kreu i SPAK: Hetimet që kemi nisur ne

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit, SPAK, ka nisur hetimin për kallëzimin që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe nënkryetarit Arbjan Mazniku.

Në një reagim për “Panorama”, kreu i SPAK, Arben Kraja, i cili u shpreh se  hetimet e nisura nga prokuroria që drejton ai nuk ka nisur hetime për shembjen e godinës, por për çështje të tjera. 

Hetimet që kemi nisur ne nuk kanë lidhje me shembjen e Teatrit. Janë procedura të tjera. Pra, hetimi ynë nuk ka lidhje me atë që ndodhi sot (dje). Nuk është kompetenca jonë. Por megjithatë, nëse do kemi ndonjë raport tjetër në lidhje me këtë, që mund të jetë në kompetencat tona, patjetër që do t’u bashkëngjitet hetimeve që kemi nisur”, u shpreh Kraja për gazetën “Panorama”.

Më herër Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit iu drejtua SPAK-ut me disa padi kundër disa zyrtarëve e mësohet se janë gati dhe dy padi të tjera për ministren Elva Margariti, ministrin Sandër Lleshaj. Drejtorin e TIK, Hervin Çuli dhe për drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. 

Një ditë më parë u plotësua ëndrra e Ramës dhe u shemb Teatri Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarr. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat. Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një korodon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben kraja shembet teatri kombetar spak nis hetimet per teatrin arben kraja shembet teatri kombetar spak nis hetimet per teatrin

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Maj 2020, 06:53

TIRANË- Një foto e aktores së njohur Ermira Gjata, bëri xhiron e rrjetit ditën e djeshme. Gjata është fotografuar teksa qante, e pas shpinës së saj fadroma...