Aktualitet

“Kemi humbur shumë kohë”/ Laert Vasili: Tani mund të ishte ndërtuar gjysma e teatrit të ri, të mos ndërhyjë

18 Maj 2020, 06:57 Nga DOSJA
“Kemi humbur shumë kohë”/ Laert Vasili: Tani mund të

Tiranë- Aktori Laert Vasili ka deklaruar së fundmi se Teatri Kombëtar duhet të ishte shembur më herët dhe u shpreh se për këtë projekt është humbur shumë kohë. Në një intervistë për “Euro News” ai i bëri thirrje politikës që të mos përfshihet në këtë çështje.

“Kemi humbur shumë kohë, do të ishte ndërtuar gjysma e godinës së teatrit. Mirë është që klasa politike të shohë se ku ka gabuar për 30 vite dhe të mos kërkojë llogari nga njerëz që duan zhvillimin e Shqipërisë. Shumë artistë janë punësuar nga ndërhyrja politike dhe duke qenë peng janë detyruar që të zbatojnë urdhrat e shefave të politikës. Debati dhe dialogu ka dy vjet që është ezauruar.  Le të shkrijnë pasurinë e tyre (politikanët) prej miliarda euro dhe le të bëjnë një teatër tjetër. Grupim njerëzish partiakë që shumë prej tyre janë me poste në parti. Janë të urdhëruar nga ata. Janë të marrë peng nga politika. Ne nuk kemi punë me politikën. Mendoj që politika duhet të qëndrojë larg nga  teatri, nga nesër fillon ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar”, tha aktori.

 

Një ditë më parë u plotësua ëndrra e Ramës dhe u shemb Teatri Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarr. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat. Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një korodon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet laert vasili shembet teatri kombetar laert vasili shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Maj 2020, 06:53

TIRANË- Një foto e aktores së njohur Ermira Gjata, bëri xhiron e rrjetit ditën e djeshme. Gjata është fotografuar teksa qante, e pas shpinës së saj fadroma...