Aktualitet

Fshehur poshtë sediljeve të kamionit, me tri kryqe të ndara për grupet e drogës/ Zbulohen 38 kilogramë heroinë në Portin e Durrësit, brenda trajlerit edhe një skaf i prodhuar në Shqipëri (SKEMA+DETAJE)

  • Gjithçka e menduar në detaje, ja ku ishin fshehur 38 kg heroinë brenda kamonit në Durrës
  • Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare në Durrës gjatë ditës së sotme. Në kamionin që ai drejtonte, policia gjeti dhe sekuestroi 68 pako me heroinë me peshë 38 kg.
    Featured image of article: Fshehur poshtë sediljeve të kamionit, me tri kryqe të ndara për grupet e drogës/ Zbulohen 38 kilogramë heroinë në Portin e Durrësit, brenda trajlerit edhe një skaf i prodhuar në Shqipëri (SKEMA+DETAJE) Pamje të drogës së kapur në portin e Durrësit
    Përditësuar:

    DURRËS- Goditet një tjetër rast i trafikut të drogërave të rënda nga Shqipëria drejt Italisë. Në një kamion i cili qëndronte në Portin e Durrësit u zbulua një sasi droge prej 38 kilogramë, ndërsa u arrestua shoferi i kamionit, Dhimitër Zykaj, 49 vjeç, banues në Babrru, Tiranë,  i cili po transportonte lëndën narkotike drejt Italisë. Lënda narkotike ishte e vendosur brenda në kamion dhe ishte e ndarë në 68 pako, dhe ishte fshehur poshtë sediljeve të kamionit.

    Mbi pako, kishte tri kode të shënuara që kishin për synim ndarjen e heroinës në tri grupe të caktuara kriminale. Kodet ishin tri kryqe, me ngjyrë të kuqe, të zi dhe kafe, që tregon se heroina kishte destinacion për tre grupe të ndryshme kriminale.

    Sakaq mësohet se kamioni kishte prerë një biletë trageti për të shkuar në Bari, ndërkohë që mësohet se skafi që ishte ngarkuar në kamion ishte prodhuar në Shqipëri.

    Dyshohet se është i njëjti grup, që ka trafikuar në muajin prill të këtij viti sasinë prej 20 kg heroinë, po nga Porti i Durrësit, por që u kap në Itali. Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
    Pamje të drogës së kapur në portin e Durrësit

    Kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Policia Kufitare parandalon dhe godet një tentativë për trafikim të drogave të forta. Parandalimi, identifikimi dhe goditja, si rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit mes Policisë Kufitare dhe Seksionit Kundër Narkotikëve në DVP Durrës. Vihet në pranga 49-vjeçari që po transportonte me kamion lëndën narkotike.Sekuestrohen 68 pako me lëndë narkotike heroinë. Strukturat e DVKM Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, parandaluan dhe goditën një tjetër tentativë për trafikim të drogave të forta.

    Si rezultat u vu në pranga shtetasi Dh. Z., 49 vjeç, banues në Babrru, Tiranë. Në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, në bazë të analizës së riskut, ushtruan kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, në kamionin që e drejtonte ky shtetas dhe si rezultat i kontrollit, poshtë sediljeve u konstatuan dy vende të fshehura brenda të cilëve ishin fshehur 68 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike heroinë me peshë totale rreth 38 kg. Materialet në ngarkim të shtetasit Dh. Z. iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim’“, shkruan Policia e Durrësit.

    (g.sh;f.g/ dosja.al)

    Shto Koment