Aktualitet

Nuk kanë marrë pagën e luftës, punonjësit e një ndërmarrje peshkimi në Durrës në protestë

18 Maj 2020, 07:59 Nga DOSJA
Nuk kanë marrë pagën e luftës, punonjësit e një

Durrës- Punonjësit e një ndërmarrje peshkimi në Durrës janë ngritur në protestë ditën e sotme, pasi nuk kanë marrë pagën e luftës. Ata janë duke zhvilluar një protestë para Inspektoriatit të Punës në Durrës dhe shprehen se janë në krizë ekonimike.

 

Disa ditë më parë dolën në protestë tregtarët e rrobave të përdorura në Lezhë dhe Korçë, pasi nuk u lejuan të ushtronin aktivitetin e tyre, se tregjet nuk plotësonin masat për COVID-19. Ata kanë deklaruar se kanë krizë ekonomike, pasi nuk kanë asnjë të ardhur tjetër. Ndërkohë javët e fundit janë ngritur në protestë tregtarët e Beratit, Durrësit, Shkodrës dhe Vlorës pasi kërkojnë pagën e luftës. Po kështu ka protestuar edhe punonjëset e fasonerisë në Korçë, Krujë dhe Berat, të cilat kanë kërkuar pagën e luftës. Qindra punonjës ankohen se nuk kanë marrë pagën e luftës, ndërkohë që theksojnë se kanë bërë aplikimin.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet paga e luftes paga e luftes

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Maj 2020, 06:53

TIRANË- Një foto e aktores së njohur Ermira Gjata, bëri xhiron e rrjetit ditën e djeshme. Gjata është fotografuar teksa qante, e pas shpinës së saj fadroma...