Aktualitet

U dhunua në mitingun e Veliajt, protestuesi me tepsi ka një mesazh për NATO-n (Foto)

29 Mars 2019, 10:38 Nga DOSJA
U dhunua në mitingun e Veliajt, protestuesi me tepsi ka një mesazh

TIRANË– Protestuesi i veçantë ka qenë edhe sot pjesëmarrës në aktivitetin për 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Dilaver Nela, i cili identifikohet nga tepsia që mban në kokë, ka dalë sot me një parullë ku shkruan një kërkesë për NATO-n.

“NATO çliro shqiptarët, nga kryetarët”, shkruhet në pankartën që Nela mban në dorë. Protestuesi i veçantë ka qenë i pranishëm thuajse në të gjitha tubimet e mbajtura së fundmi nga opozita, me mesazhe krejt të ndryshme nga PD-ja dhe LSI-ja. 55-vjeçari është shprehur pë mediat se di tre gjuhë të huaja. (Lexo këtu)

Protestuesi Dilaver Nela u dhunua nga simpatizantë të Partisë Socialiste dhe kryebashkiakut Veliaj, gjatë mitingut që Veliaj mbajti më 23 mars ku rikonfirmoi kandiadaturën e tij pë Bashkinë e Tiranës. Kjo gjë u bë e ditur nga faqja “Brryli Broadway”. (Lexo këtu)

Ditën e sotme, Shqipëria festoi 10-vjetorin e anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Qëllimi i NATO-s është të garantojë lirinë dhe sigurinë e anëtarëve të saj nëpërmjet mjeteve politike dhe ushtarake. Aktualisht në NATO janë 29 vende anëtare.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 10 vjetori i futjes se shqiperise ne nato dilaver nela mesazh per naton protestuesi me tepsi 10 vjetori i futjes se shqiperise ne nato dilaver nela mesazh per naton protestuesi me tepsi

Sondazh

Poll