Aktualitet

Sherr për pronën dhe dhunë për motive të dobëta, arrestohen 3 persona në Dibër

29 Mars 2019, 09:41 Nga DOSJA
Sherr për pronën dhe dhunë për motive të dobëta,

DIBËR– Policia e Dibrës ka vënë në pranga tre persona gjatë 12 orëve të fundit. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se një 33-vjeçar ka rënë në pranga pasi po konflktohej me një tjetër person për motive pronësie.

Bëhet fjalë për shtetasin A.M, 33 vjeç, banues në Dibër, i cili u arrestua në flagrancë teksa goditi në pjesën e fytyrës shtetasin A.M, 52 vjeç. I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër janë arrestuar edhe dy persona të tjerë. Sipas njoftimit zyrtar mësohet se L.Gj, 31 vjeç, O.Sh, 37 vjeç, të dy banues në Dibër, u vunë në pranga, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta në pjesë të ndryshme të  trupit, shtetasin M.(S).D, 35 vjeç, banues në Dibër.

35-vjeçari ndodhet në  spitalin Rajonal Dibër, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi zyrtar i policisë

Dibër

Gjatë 12 orëve të fundit arrestohen në flagrancë 3 shtetas

Parandalohet një konflikt pronësie mes dy shtetasve, arrestohet në flagrancë një 33-vjeçar

Si dhe janë arrestuar dhe 2 shtetas të tjerë pasi janë konfliktuar  dhe kanë dhunuar me mjete të forta një 35-vjeçar

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër , kanë marrë njoftim se në njësinë administrative Muhurr, po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve ku mund tu përshkallzonte në përmasa të mëdha.

Menjëherë është organizuar puna duke bërë të mundur parandalimin e mëtejshëm të konfliktit, ku u arrestua në

 flagrancë shtetasi  :

A.M, 33 vjeç, banues në Dibër

Arrestimi i tij u bë pasi  gjatë një konflikti për motive pronësie ka goditur dhe dëmtuar në pjesën e fytyrës shtetasin A.M, 52 vjeç, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

U arrestuan në flagrancë shtetasit :

L.Gj, 31 vjeç,

O.Sh, 37 vjeç, të dy banues në Dibër

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin pas një konflikti për motive të dobëta  kanë goditur me mjete të forta në pjesë të ndryshme të  trupit, shtetasin M.(S).D, 35 vjeç, banues në Dibër, i cili ndodhet në  spitalin Rajonal Dibër, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet për shtetasit e lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 3 persona te arrestuar dhune ne diber diber motive pronesie motive te dobeta 3 persona te arrestuar dhune ne diber diber motive pronesie motive te dobeta

Sondazh

Poll