Aktualitet

Dhuna gjatë protestës, procedohet Gazmend Bardhi dhe 27 qytetarë

29 Mars 2019, 09:14 Nga DOSJA
Dhuna gjatë protestës, procedohet Gazmend Bardhi dhe 27 qytetarë

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, dhe 27 qytetarë të tjerë janë proceduar nga Policia për pjesëmarrjen e tyre në protestën e djeshme të opozitës. Policia në një njoftim për mediat bën me dije se 28 perosna janë proceduar pasi kanë dhuanur institucionet kushtetuese.

“Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 7 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ditën e djeshme para Parlamentit”, thuhet në njoftim.

Sipas uniformave blu Bardhi ësthë proceduar pasi ka qenë oganizator i protestës. Gjatë ditës së djeshme Policia i ka bërë disa herë thirrje me megafon Bardhit që të qetësojë turmat, pasi ai zyrtarisht ishte personi që i kishte ftuar në protestë.

NJOFTIMI I PLOTË

28 të proceduar për aktet e dhunës në protestën e djeshme. Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 7 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ditën e djeshme para Parlamentit.

Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor. Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 14 persona të tjerë, ndërsa 6 shtetas janë shpallur në kërkim.

Është proceduar penalisht gjithashtu shtetasi G.B., organizator i protestës së zhvilluar ditën e djeshme. Janë arrestuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, shtetasit:

A. S., 49 vjeç, banues në Tiranë;
O. K., 20 vjeç, banues Tiranë;
L. B., 22 vjeç, banues Tiranë;
M. M., 22 vjeç, banues ne Elbasan;
A. P., 23 vjeç, banues në Tiranë;
Gj. D., 46 vjeç, banues në Malësi të Madhe;
Sh. S., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme. Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Opozita e bashkuar ka zhvilluar dje për më shumë se tre orë, protestën e saj të shtatë. Protesta nisi e qetë teksa  qytetarët ishin grumbulluar në disa vende, si tek ministria e Brendshme, selia e PD dhe tek sheshi para Kuvendit.

Protestuesit u përplasën dia herë me Policinë, pasi tentuan që të çanin kordonin dhe të hynin në Kuvend. Në protestën e sotme kanë marrë pjesë figurat më të larta të PD dhe LSI të cilat kanë bërë thirrje qytetarëve për rezistencë dhe për mbështetje.

Opozita kërkon largimin e Ramës si Kryeministër dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Po ashtu cilësojnë dhe jolegjitim Kuvendin, pasi sipas tyre nuk përfaqëson me popullin. Kujtojmë që shumica e deputetëve të opozitës kanë lënë mandatet.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ne proteste gazmend bardhi procedimi i protestuesve protesta e opozites 28 mars 2019 dhuna ne proteste gazmend bardhi procedimi i protestuesve protesta e opozites 28 mars 2019

Sondazh

Poll