Aktualitet

Bie në det teksa po punonte, gjendet i vdekur roja në Durrës (Emri)

29 Mars 2019, 09:45 Nga DOSJA
Bie në det teksa po punonte, gjendet i vdekur roja në Durrës

DURRËS-Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në bregdetin e Durrësit, në vendin e njohur si ish-kantieri detar. Dosja.al mëson se trupi i përket shtetasit Xhelal Skënderi, 60 vjeç, i cili ishte mekanik dhe punonte si roje në një subjekt privat, pranë Portit të Durrësit.

Mësohet se Skënderi ishte person i alkoolizuar dhe sipas njoftimit zyrtar të policisë ka rënë në det paraditen e sotme rreth orës 10:00.

Polumbarët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga uji. Ndërkohë, policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës
Informacion Paraprak
Më datë 29.03.2019, rreth orës 10:00, në Portin e Durrësit , shetasi Xh.S., 60 vjeç, duke punuar është rrezuar në det dhe është mbytur.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres porti i durresit roja ne durres trup i pajete xhelal skenderi durres porti i durresit roja ne durres trup i pajete xhelal skenderi

Sondazh

Poll