Aktualitet

10 vite në NATO/ Manjani:Turp, në spot kuptohet se jemi nga Xhaçka dhe Rama, por ishte Berisha

29 Mars 2019, 08:41 Nga DOSJA
10 vite në NATO/ Manjani:Turp, në spot kuptohet se jemi nga

Tiranë- Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ndaj Olta Xhaçkës dhe Edi Ramës përsa i përket festimeve për 10 vjetorin e Shqipërisë në NATO.

Manjani shprehet se në spotin që ka publlikuar ministria e Mbrojtjes  kuptohet sikur jemi në NATO falë Olta Xhaçkës dhe Edi Ramës dhe sipas tij kjo është një turp.  Ai sqaron se anëtarësimin në NATO e ka firmosur Sali Berisha.

Reagimi i plotë:

Kujtesë: Prej vitesh, në shtëpi ndjekim rregullin që lajme dhe emisione politike nuk i shohim. Për çështje të higjenës mendore e ndjekim me besnikëri. E shkel unë ndonjëherë vjedhurazi, por në tërësi e ruajmë këtë rregull. Interneti dhe NETFLIX janë më me variacion.

Sot po shihnim pa zë Aldon, kur doli një spot publicitar që përpiqej të na kujtonte anëtarësimin në NATO. Nga spoti kuptohej që jemi në NATO falë Olta Xhaçkës dhe Edi Ramës. Të tjerë nuk kishte. Sa turp! Mohojnë edhe historinë e sotme le më trashëgiminë historike!

Meqë ra fjala, për të freskuar memorien e 30 viteve të fundit, kujtoj se:

1. Anëtarësimin në OSBE e ka firmosur Ramiz Alia.

2. Anëtarësimin në Këshillin e Europës e ka firmosur Sali Berisha.

3. Hapjen e bisedimeve te para për anëtarësim në BE i ka firmosur Sali Berisha.

4. Anëtarësimin në NATO e ka firmosur Sali Berisha.

5. Liberalizimin e vizave e kreu Sali Berisha.

Edi Rama ka firmosur vetëm për koncensione e PPP. Ëndërron të firmosë një gjë të madhe, ndaj firmos për kulla të larta… Kjo është historia, na pëlqen apo jo!

Spoti i publikuar nga Olta Xhaçka 

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama olta xhacka spoti i 10 vjetorit në nato ylli manjani edi rama olta xhacka spoti i 10 vjetorit në nato ylli manjani

Sondazh

Poll