Aktualitet

“Nuk do ketë ndërtime në Tiranë”, si mashtroi Veliaj qytetarët dhe përgënjeshtroi veten (FOTO+VIDEO)

29 Mars 2019, 08:57 Nga DOSJA
“Nuk do ketë ndërtime në Tiranë”, si mashtroi

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës kohët e fundit është vënë nën akuza për ndërtimet e shumta në Tiranë. Pas zyrtarizimit të kandidaturës së Veliajt për një mandatat të dytë në Tiranë, dy tabela të reja që tregojnë se së shpejti në qendër do të jenë dy kulla të reja.

Tabela e parë është vendosur në ish-lulishten që më vonë u bë parkim, mes rrugës së Kavajës dhe rrugës së Durrësit, ndërsa kulla tjetër pritet të lartësohet pas hotelit të njohur si 15-katëshi. Të dyja këto ndërtime të reja bien në kundërshtim me një deklaratë të Veliajt gjatë fushatës së vitit 2015.

“Tirana ka sot 8 mijë aparatamente të pashitura dhe ne nuk do japim leje ndërtimi. Do inkurajojmë ndërtime sa më larg Tiranës së mbi ndërtuar sot. Nuk kam ndërmend që të hyjë në histori si një njeri që ndërtoi pallate, por dua të kujtohem si një njeri që ndërtoi parqe”, ishte kjo deklarata e Veliajt gjatë fushatës së vitit 2015.

Ndërkohë i ftuar dje në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Veliaj ka folur sërish për ndërtimet në Tiranë duke thënë se pallatet më të shumta janë ndërtuar në periferi dhe jo në qendër. “U referova fjalës moratorium, kur nuk kishim një plan urbanistik. Sot ndërtimet janë në rrugën e Kombinatit, rruga Ali Demi, rruga 5 maji që janë të gjitha jashtë Tiranës. Shumica e ndërtimeve janë jashtë qendrës së Tiranës”, tha ndër të tjera Veliaj.

Por si qëndron e vërteta?

Sot në qendër të Tiranës, ndërtimet po shtohen dita ditës, ku kullat po fillojnë të lartësohen. Vetëm në qendër të Tiranës priten të ndërtohen disa kulla, “Eyes of Tirana” mes rrugës së Durrësit dhe rrugës së Kavajës, kulla pas 15-katëshit dhe sheshi i ndërtimit pas Bashkisë së Tiranës.

Një tjetër deklaratë tjetër e Veliajt e cila është e pavërtetë ka të bëj me vendet se ku do ndërtohen pallatet e reja. Në vitin 2015 Veliaj tha se lejet e ndërtimit nuk do të jepen për kapriço, që të kemi pallate ngjitur njëri me tjetrin.

Por e vërteta flet shumë ndryshe pasi shumë pallate po ndërtohen ngjitur me njëri-tjetrin, ku hapësira mes tyre është shpesh në centimetra. Në fillim të rrugës “Siri Kodra”, dikur ka qenë një vilë 2 katëshe ndërsa sot mbi rrënojat e saj lartësohet një pallat më shumë se 9 kate. Pallati i ri është ngjitur me atë të vjetër dhe ndahen vetëm nga 10 deri në 20 centimetra nga njëri-tjetrin.

Pak metra më tej në vijë ajrore nga ky ndërtim, në rrugën “Tafaj” përball gjimnazit “Partizani” ngrihen sërish dy pallate që para vitit 2015 nuk ishin. Pas të parit një tjetër pallat i ngjashëm dhe shumë ngjitur me të u ngrit dhe i dyti. Po të ecësh me tej në rrugicat aty ngjitur, shikon dhe shumë pallate të tjerë që janë ndërtuar shumë ngjitur atyre ekzistues dhe që janë ende të papërfunduar. Po e njëjta gjë ndodh në shumë rrugë të Tiranës që janë shumë afër qendrës.

Të gjitha këto pallate që ngrihen në rrugicat e Tiranës dhe kullat që lartësohen në qendër të saj përgënjeshtrojnë deklaratat e Veliajt.

Deklaratat e Veliajt i shihni në videon me poshtë në minutën e 46:15:

https://www.youtube.com/watch?v=TuSrujANja4

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet deklaratat e veliajt per kullat erion veliaj kullat ne tirane ndertimet ne tirane ndertimi i kullave deklaratat e veliajt per kullat erion veliaj kullat ne tirane ndertimet ne tirane ndertimi i kullave

Sondazh

Poll