Aktualitet

Grabitën 60 mijë dollarë dhe plagosën kambistin, momenti i arrestimit të njërit prej hajdutëve (FOTO)

29 Mars 2019, 08:20 Nga DOSJA

TIRANË– Një pronar i një “Exchange” ka mbetur i plagosur pasi është goditur me thikë dhe levë nga dy persona që e kanë grabitur. 

Dosja.al mëson se pronari i pikës së këmbimit valutor, Agron Shima 50-vjeç, ka qenë duke hyrë në biznesin e tij, në rrugën e “Barrikadave”, mëngjesin e sotëm rreth orës 09:12, teksa është sulmuar me levë nga dy persona të cilët i morën çantën me 60 mijë dollarë.

Dosja.al mëson gjithashtu se dy personat që tentuan ta grabisnin pronarin e pikës së këmbimit valuator, kanë hasur në rezistencën e këtij të fundit dhe prandaj e kanë goditur me levë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se arrestimi i një prej autorëve është kapur nga një efektiv i rrugores që ishte në shërbim tek kryqëzim i 9-katësheve. Në momentin e arrestimit hajduti ka qenë i veshur me doreza të zeza dhe me kapuç me rrjetë.

Autori tjetër ka mundur të largohet dhe është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 09:12, në rrugën e “Barrikadave” shtetasi A. Sh., rreth 50 vjeç (pronar i një pike këmbimi valutor) ka qënë duke lëvizur me motorr ndërkohë që është goditur me mjete të forta nga dy persona duke i marrë një sasi lekësh.

Reagimi në kohë i Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të njërit prej autorëve të dyshuar, ndërkohë që autori tjetër ka arritur të largohet.

Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje dhe po punohet për kapjen e tij.”, shkruan Policia.

(f.m/a.b./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron shima goditje me thike grabitet kambisti plagoset kambisti rruga barrikadat tirane agron shima goditje me thike grabitet kambisti plagoset kambisti rruga barrikadat tirane

Sondazh

Poll