Aktualitet

10-vjetori i Shqipërisë në NATO, Xhaçka: Ballkani është në syrin e stuhisë

29 Mars 2019, 10:14 Nga DOSJA
10-vjetori i Shqipërisë në NATO, Xhaçka: Ballkani

TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka thotë se rajoni i Ballkanit është në syrin e stuhisë dhe rrezikohet nga influenca rivale, duke bërë që të cënohet siguria.

Në aktivitetin e zhvilluar në Sheshin “Nënë Tereza” për 10-vjetorin e futjes së Shqipërisë në NATO, Xhaçka tha se ky është një kërcënim për të gjitha vendet, përfshirë edhe Shqipërinë.

Rajoni është në syrin e stuhisë por rreziku që i kanoset sot rajonit është më i lartë se në cdo moment gjatë 20 vjetëve të fundit dhe ne e dimë si e dinë edhe rivalët tanë për influencë në rajon që një Ballkan i pasigurt do të thotë një Evropë e kërcënua. Investim të ethshëm nga aktorë të tjerë që shkon në kah të kundërt me vizionin dhe objektivat tona. Përfshirja e tyre është më intensive nga ajo që ka qenë më parë. Objektivi kryesor që kanë zgjedhur për të avancuar axhendën e tyre është nxitja e destabilitetit, në një përpjekje të mirëmenduar dhe e mirëplanifikuar. Ky është një kërcënim që ne nuk mund ta adresojmë të vetëm, ndaj besojmë që aleanca të intensifikojë përpjekjet për të stabilizuar rajonin, duhet një strategji e qartë për gjithë rajonin. Garantimi i sigurisë së Ballkanit Perëndimor, konsolidimi i paqes e stabilitetit nuk mund të arrihet për sa kohë rajoni do të mbetet xhep i izoluar në mes të hapësirës së BE, është ftesë për rivalë të BE dhe të NATO për të shtrirë influencën e tyre këtu.

Ditën e sotme, Shqipëria festoi 10-vjetorin e anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Qëllimi i NATO-s është të garantojë lirinë dhe sigurinë e anëtarëve të saj nëpërmjet mjeteve politike dhe ushtarake. Aktualisht në NATO janë 29 vende anëtare.

(F.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 10 vjetori i shqiperise ne nato olta xhacka 10 vjetori i shqiperise ne nato olta xhacka

Sondazh

Poll