Aktualitet

Rama i quan “Kadrinj”, Artur Zheji: Si kaloi kryeministri dje në eksitim verbal (VD)

29 Mars 2019, 10:12 Nga DOSJA
Rama i quan “Kadrinj”, Artur Zheji: Si kaloi kryeministri dje

Tiranë- Për fjalimin e djeshëm të kryeministrit Edi Rama në kuvend ka reaguar edhe Artur Zheji. Nga studio e emisionit, “360 gradë”, Artur Zheji bëri një kronologji sesi Rama arriti deri në atë që ai quajti eksitimi verbal.

Ky ishte një sinkron i sotshëm i Kryeministrit i cili bëri prapë një shpikje të re. Nuk dua t’ja nënvizojmë se ai merr zjarr dhe bën të tjera shpikje. Sot dëgjuam për herë të parë eurokadrinj.Kadrinjtë janë gazetarët që nuk i pëlqejnë Kryeministrit, si duket e urren emrin Kadri. Pasi më parë tha se këta janë dhe derra që rrinë nëpër studio shtrirë. Është një situatë shumë e rëndë, ai është rëndë. Kjo quhet ndërsim apo eksitim verbal për të futur palët në përplasje.Por deri te eurokadrinjtë nuk kishim shkuar. Tani kadriizmi gazetaresk ka kaluar kufijtë e  Shqipërisë. E bukura është se thotë ju po baltosni Shqipërinë, po e bëni pis.

Gjatë fjalës së tij në parlament dhe kryeminsitri Rama theksoi se  zgjedhjet lokale do të bëhen në kohën e caktuar dhe opozitën nuk do e presë gjatë. (lexo këtu)

Video marrë nga Ora News:

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artur zheji edi rama gazetarët kadrinj artur zheji edi rama gazetarët kadrinj

Sondazh

Poll