Aktualitet

Fushë Krujë/ Rreziku i qenve endacakë për qytetarët, ‘masat’ për t’i shfarosur

29 Mars 2019, 07:57 Nga DOSJA
Fushë Krujë/ Rreziku i qenve endacakë për qytetarët,

FUSHË KRUJË- Shqetësim i madh për zonën e Fushë Krujës janë bërë qentë e rrugës, të cilët në pamundësi të një strehe apo ushqimi, me lehjet e tyre frikësojnë shumë qytetarë. Ndër më të perekuerit janë fëmijët dhe të moshuarit, të cilët shumë lehtë mund të bien edhe pre e kafshimeve, dhe si pasojë e infeksioneve të ndryshme.

Kjo pasi ka qen që rrezikojnë të përhapin sëmundje të ndryshme, si psh leshmanjoza apo edhe transemtimi i parazitëve të ndryshëm.

Nga ana tjetër as organet e shëndetësisë dhe as bashkia nuk kanë ndërmarrë masa për parandalimin e përhapjes së këtyre sëmundjeve apo për rehabilitimin e qenve endacakë.

Bashkia shprehet se nuk ka fonde dhe struktura të caktuara për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi.

Dosja.al mëson se qytetarë të ndryshëm shprehen nën zë se herë pas here për rrallimin e këtyre qenve përdoret ushqim i helmuar, i cili hidhet nëpër rrugët dhe koshat e qytetit. Si pasojë, shumë herë nëpër lagjet e qytetit gjenden qen të ngordhur.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fushë-krujë qente e rruges qente endacake shfarosja e qenve fushë-krujë qente e rruges qente endacake shfarosja e qenve

Sondazh

Poll