Aktualitet

Vrasja e avokatit/Lala:Është e rregjistruar me kamera, policia e Elbasanit e inkriminuar

29 Mars 2019, 07:32 Nga DOSJA
Vrasja e avokatit/Lala:Është e rregjistruar me kamera, policia e

Tiranë- Për vrasjen e avokatit Ravik Gurra në Elbasan, gazetarja Klodiana Lala shprehet se ka dyshime se vrasja është bërë me pagesë. Ajo ka theksuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” se një pjesë e policisë në Elbasan është e inkriminuar, pasi sipas saj vrasja është e rregjistruar me kamera por nuk po zbardhet.

Vrasja e avokatit ka bërë që të tronditet sistemi i drejtësisë.  Kjo bën që të ketë frikë te avokatët, prokurorët, gjyqtarët. Vrasja ka dyshime se është bërë me pagesë, por kjo nuk është kategorike, pasi hetimet do të tregojnë përfundimin. Unë kam qenë vetë në Elbasan. Mund të them, duke njohur terrenin nga afër, se një pjesë e policisë në Elbasan është e inkriminuar. Në Elbasan, vrasja është regjistruar me kamera dhe është ose paaftësia totale ose inkriminimi arsyeja se pse nuk zbardhet ngjarja.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala policia e elbasanit e inkriminuar vrasja e avokatit ravik gurra klodiana lala policia e elbasanit e inkriminuar vrasja e avokatit ravik gurra

Sondazh

Poll