Politike

Shembet Teatri, reagon edhe Ambasada britanike: Të shqetësuar nga mungesa e dialogut, dhuna minon demokracinë

17 Maj 2020, 10:46 Nga DOSJA
Shembet Teatri, reagon edhe Ambasada britanike: Të shqetësuar nga

TIRANË– Ambasada britanke në Shqipëri ka reaguar lidhur me shembjen e Teatrit kombëtar në Shqipëri.

Në reagimin e tyre, shkruhet se përfaqësuesit e Britanisë së Madhe në Shqipëri janë të shqetësuar nga mungesa e dialogut dhe episodet e dhunës.

Të shqetësuar thellësisht nga mundësitë e humbura për dialog mbi ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe episodet e dhunës në Shqipëri. Ne mbështesim të drejtën demokratike për të protestuar dhe u bëjmë thirrje të gjithë të përfshirëve për të siguruar që ata janë paqësorë. Dhuna minon parimet themelore të demokracisë,”-shkruhet në reagim.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasada britanike shembet teatri kombetar shqiperi ambasada britanike shembet teatri kombetar shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 17 Maj 2020, 09:55

TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka komentuar shembjen e Teatrit Kombëtar, 6 orë pas ndërhyrjes së dhunshme në ambientet e godinës. Në ...