Aktualitet

VIDEO/ “S’doja të provoja burgun në këtë ditë”, rrëfehet i mituri që u dhunua nga policia: Nuk zbrisja nga biçikle

16 Maj 2020, 19:05 Nga DOSJA
VIDEO/ “S’doja të provoja burgun në këtë

TIRANË– 15-vjeçari i cili u shfaq ditën e sotme në një video teksa dhunohej nga efektivët e Policisë së Shtetit ka rrëfyer detaje nga tmerri që ka përjetuar. Gjatë vizitës s ëish-deputetes Oriola Pampuri në shtëpinë e tij, i mituri tregon se kishte dalë me dy shokët e tij të bënte xhiro me biçikletë dhe ishte ndaluar nga policët, në momentin që ksihte hasur në një rrugë qorre.

Ndër të tjera, djali tregon se donin t’i vinin prangat, dhe ai nuk kishte dëgjuar që të zbriste nga biçikleta, pasi kishte frikë se mos ia vidhnin dhe mjeti ishte i një shoku.

“Kam qenë me dy shokët e mi të ngushtë duke shëtitur me biçikletë dhe ishte koha kur po ktheheshim në shtëpi. Dolëm në një rrugë kshu, si ta them, pa dalje dhe aty na ndalon policia dhe më thotë zbrit nga biçikleta. Nuk zbrita pasi sha frikë dhe mendova se do më merrnin dhe biçikletën, ngaqë nuk ishte e imja por është e një shoku. Ata më thanë të zbrisja prapë, por unë nuk zbrita. Në atë moment, thirrën patrullën dhe më zbritën me zor dhe donin të më vinin prangat, por nuk doja pasi kisha frikë. Nuk doja të provoja burgun në këtë ditë. Më kanë dhunuar jo vetëm aty por dhe edhe në fugonin e policisë dhe në komisariat më kanë bërë presion e dhunë psikologjike. Po i njëjti polic më gjuajti edhe në furgon. Më pyetën për moshën dhe u thashë që jam 15,”– tregon i mituri ndër të tjera.

Policia ndërkohë ka pezulluar nga detyra efektivin G.N., i cili shihet në video teksa godet me shuplakë 15-vjeçarin. Ndërkohë për tre efektivët e tjerë që tërhoqën zvarrë adoleshentin ka nisur hetim nga Drejtoria e Standarteve. Në njoftimin për mediat policia sqaron se të rinjtë kishin dalë për shëtitje me biçikletë duke thyer orarin e ndalim qarkullimit dhe për këtë arsye janë gjobitur. Për dhunën ndaj adoleshentit reaguan gazetarë dhe figura politike si kreu i PD, Lulzim Basha apo ish-kryeministri Sali Berisha. Basha e quajti skenën si gjënë e vetmë që Rama mund t’i ofrojë shqiptarëve, ndërsda Berisha e përkufizoi si dhunë shtazarake.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia dhunon adoleshentin policia dhunon adoleshentin

Sondazh

Poll