Aktualitet

DEKLARATA/ Vetëdorëzimi i Jaeld Çelës, avokati: Ne e kemi fituar betejën, ish-shefi i Policisë së Vlorës donte të ishte

16 Maj 2020, 17:54 Nga DOSJA
DEKLARATA/ Vetëdorëzimi i Jaeld Çelës, avokati: Ne e kemi

TIRANË– Petrit Ismaili, avokati i Jaeld Çelës ka treguar detaje nga vetëdorëzimi i i këtij të fundit në polici. Përmes një deklaratë për emdiat, Ismaili shprehet se Çela e ka fituar këtë betejë me drejtësinë dhe se kishte vetë dëshirë të ndodhej përballë trupit gjykues, në seancën e fundit.

Avokati shton më tej se Çela, që u dorëzua pas tre vitesh kërkim, nuk i është shmangur hetimit, por gjykimit të padrejtë. 

Gjendja është normale. Po zbatohet një vendim, i masës së sigurimit. Nuk i është shmangur hetimit por gjykimit të padrejtë. Kemi vendosur të ballafaqohemi edhe me gjykatën. Ne betejën e kemi fituar, është cilësuar i pafajshëm, por shpërdorimi i detyrës është një vepër penale që merret si e mirëqenë dhe mund të abuzohet edhe me këtë term.

Tani është seanca e fundit e gjykimit, ndaj ka dashur të jetë para trupit gjykues. Ne nuk jemi rast i shmangies së hetimit. Vetëdorëzimi edhe në paraburgim e lehtëson. Nuk merret në pyetje, e ka kaluar atë fazë. Ka pasur besim te drejtësia edhe tek vetja,”- shprehet avokati.

Jaeld Çela u dorëzua sot në Policinë e Tiranës. Ai është dënuar me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre dhe kërkohej nga drejtësia shqiptare, si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës. Aktualisht, gjyqi ndaj tij dhe ish-ministrit Tahiri ka ngrirë për shkak të pandemisë. Në dëshminë e tij përballë autoriteteve, Çela tha se është i pafajshëm teksa akuzoi prokurorët se e kishin kërkuar të bashkëpunonte kundër ish-ministrit Saimir Tahiri.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dorezohet jaeld cela jaeld cela petrit ismaili dorezohet jaeld cela jaeld cela petrit ismaili

Sondazh

Poll