Aktualitet

Rikthehet Sali Lushaj! Ish-truproja e Berishës shfaqet në protestën e Teatrit Kombëtar, ‘detyra’ që i është besuar

16 Maj 2020, 17:05 Nga DOSJA
Rikthehet Sali Lushaj! Ish-truproja e Berishës shfaqet në

TIRANË– Sali Lushaj, besniku I Partisë Demokratike është shfaqur sërish në një nga protestat ku marrin pjesë edhe zyrtarë të selisë blu.

Ish-truproja i kryeministrit Sali Berisha, është fotografuar nga Teatrit Kombëtar, ku prej ditësh aktorë dhe Opozitarë protestojnë kundër shembjes së godinës.

Mësohet se Lushaj po merret edhe me koordinimin e kësaj protested he me avancimin e kauzës për mbrojtjen e Teatri kombëtar. Lushaj ka qenë shumë herë në protestat e Partisë Demokratike, dhe bashkë me të birin, Arkimedin e njohur si Stresi, njihen si simpatizantë të flasktë të selisë blu.

Ndërkohë, Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon nga Bashkia e Tiranës të tërhiqet nga vendimi për shembjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar.

Në përfundim të hetimit të inicuar 5 ditë më parë, pas kërkesës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka audituar procedurat e ndjekura nga Bashkia e Tiranës për procesin e tenderimit të Teatrit Kombëtar dhe në një shkresë drejtuar bashkisë, kërkon pezullimin e vendimit që i hap rrugë shembjes së godinës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sali lushaj vendimi per prishjen e teatrit sali lushaj vendimi per prishjen e teatrit

Sondazh

Poll