Aktualitet

DETAJE/ Artan Hoxha: Jaeld Çela erdhi me një makinë në Drejtorinë e Policisë, nuk njoftoi askënd sepse…

16 Maj 2020, 18:00 Nga DOSJA
DETAJE/ Artan Hoxha: Jaeld Çela erdhi me një makinë në

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje në lidhje me vetëdorëzimin në polici të Jaeld Çelës. I ftuar në studion e Abcnews, Hoxha tha se Çela ka mbërritur me një automjet në derën e Drejtorisë së Policisë Tiranë, dhe se nuk ka njoftuar askënd për këtë gjë.

Sipas gazetarit, Çela nuk ka preferuar të njoftojë njeri, pasi mund ta kishin arrestuar.

Ka ardhur me një automjet aty me vullnet të lirë pa njoftuar njeri. Nëse do e hasnin në rrugë do e arrestonin dhe do kishte marrë edhe shpërblim. Ai e ka bërë qëllimisht dëorëzimin sepse duke qenë edhe faktor i kërkuar mund ta arrestonin edhe pse nuk po fshihej. Vetëdorëzimet duken edhe qesharake sepse një person i kërkuar vjen të dorëzohet në derë. Lidhja me Balilin nuk bëhet vetëm nga vetëdorëzimi por edhe nga përfshirja e politikës në të dy rastet. Në çdo akuzë që bënte opozita përmendte Jaeld Çelën. Jaeld Çela ka pasur akuza të rënda, dhe u dënua për shpërdorim detyre. Ai sqaron se çfarë ka ndodhur me atë çështje përmes citimit që bën për Tahirin. Akuzat e bëra për të ranë. I është çuar një mesazh për Vitin e Ri por nuk ka përgjigje,”- tha Hoxha.

Jaeld Çela u dorëzua sot në Policinë e Tiranës. Ai është dënuar me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre dhe kërkohej nga drejtësia shqiptare, si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës. Aktualisht, gjyqi ndaj tij dhe ish-ministrit Tahiri ka ngrirë për shkak të pandemisë. Në dëshminë e tij përballë autoriteteve, Çela tha se është i pafajshëm teksa akuzoi prokurorët se e kishin kërkuar të bashkëpunonte kundër ish-ministrit Saimir Tahiri.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dorezohet jaeld cela jaeld cela dorezohet jaeld cela jaeld cela

Sondazh

Poll