Aktualitet

Dhunimi i 15-vjeçarit nga policia, Avokati i Popullit merr nën shqyrtim çështjen: Mos shkelni të drejtat e njeriut

16 Maj 2020, 18:05 Nga DOSJA
Dhunimi i 15-vjeçarit nga policia, Avokati i Popullit merr nën

TIRANË– Avokati i Popullit ka marrë nën shqyrtim çështjen e dhunimit të adoleshentit 15-vjeçar, i cili bëri xhiron e rrjetit ditën e sotme.

Përmes një reagimi zyrtar, Avokati i popullit kërkon informacion nga institucionet përkatëse dhe bën thirrje për mos shkeljen e të drejtave të njeriut.

Reagimi i plotë 

Në mediat sociale është publikur një video, ku dallohen punonjësit e policisë së shtetit duke ushtruar dhunë kundrejt një të mituri në afërsi të liqenit artificial të Tiranës. Në mbështetje të nenit 13, të ligjit nr.8454, datë 4.2.1999 “Për Avokati e Popullit, të ndryshuar, Avokati i Popullit filloi procedurën e shqyrtimit të çështjes për rastin e paprecendent të dhunës së ushtruar nga forcat e rendit publik kundrejt një minoreni.

Institucioni i Avokatit të Popullit u ka dërguar kërkesa për informacion institucioneve përgjegjëse dhe gjithashtu ka vendosur kontakt me prindërit e të miturit të dhunuar. Veprimet e dhunshme të kryera nga punonjësit e rendit publik janë të patolerueshme dhe AP kërkon nga organet kompetente të ndërmarrin veprimet urgjente karshi këtyre punonjësve, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Lufta kundër ushtrimit të dhunës është përgjegjësi e shtetit. Ndërsa, qeveria ka ndërmarrë një sërë masash, për të garantuar shëndetin e qytetarëve nga COVID-19, autoritetet shtetërore duhet të vlerësojnë dhe të kujdesen, që këto masa mos të cedojnë e çojnë në shkeljen e të drejtave të njeriut në përgjithësi, si dhe të fëmijëve në veçanti, për të bërë të mundur mbrojtjen e qytetarëve dhe fëmijëve nga të gjitha format e dhunës, e sidomos, kur ato përdoren si mjet ndëshkimi nga punonjësit e Policisë së Shtetit.

Askush nuk duhet të detyrohet të zgjedhë papajtueshmërinë me ligjin. Autoritetet duhet të garantojnë sigurinë e të gjithë qytetarëve të tyre, sidomos të fëmijëve, qoftë nga rreziku i infektimit prej virusit, ose nga dhuna, e cila gjen strehë në këtë periudhë të kufizimit drastik të lëvizjeve. Në vijim, Avokatit i Popullit në funksion të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, për garantimin me efektivitet të ushtrimit, respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijës, në përfundim të hetimit administrativ për rastin në fjalë do të përgatisë raportin përmbledhës me rekomandimet përkatëse.

Policia ndërkohë ka pezulluar nga detyra efektivin G.N., i cili shihet në video teksa godet me shuplakë 15-vjeçarin. Ndërkohë për tre efektivët e tjerë që tërhoqën zvarrë adoleshentin ka nisur hetim nga Drejtoria e Standarteve. Në njoftimin për mediat policia sqaron se të rinjtë kishin dalë për shëtitje me biçikletë duke thyer orarin e ndalim qarkullimit dhe për këtë arsye janë gjobitur. Për dhunën ndaj adoleshentit reaguan gazetarë dhe figura politike si kreu i PD, Lulzim Basha apo ish-kryeministri Sali Berisha. Basha e quajti skenën si gjënë e vetmë që Rama mund t’i ofrojë shqiptarëve, ndërsda Berisha e përkufizoi si dhunë shtazarake.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia dhunon adoleshentin policia dhunon adoleshentin

Sondazh

Poll