VIDEO/ Pampuri shkon në shtëpinë e 15-vjeçarit që u dhunua nga policia, e ëma e adoleshentit: Ndjehem e frikësuar, s’di
16 Maj 2020, 18:14Nga DOSJA
TIRANË– Përfaqësuesja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri u takua sot me të miturin 15 vjeçar, që u rrah barbarisht nga policia. Sarandi tregoi ngjarjen dhe keqtrajtimin e rëndë nga policia, ndërsa nëna e tij shprehu keqardhjen dhe pasigurinë krijuar nga trajtimi barbar i djalit të saj.
Ajo është kryefamiljare që rrit e vetme fëmijët dhe shprehet me zhgënjim për sjelljen e shtetit, nga i cili priste ndihmë dhe jo dhunë. Zonja Pampuri shprehu solidaritetin e saj si grua dhe si nëna e një adoleshenti, duke ofruar ndihmën e saj për trajtimin posttraumatik të të miturit nga dhuna policore.
“Kjo është një situatë, që nuk po e mbledh dot veten. Aty ku ne kërkojmë të ndihmohemi, aty ne dhunohemi. Të duash të të mbrojë Policia e Shtetit dhe të dhunon. Unë kam apsur shumë herë mundësi që të largohem nga Shqipëria, por s’e kam bërë këtë gjë. Mua fëmija më është dhunuar barbarisht dhe është vetëm 15 vjeç dhe 2 muaj karantinë e ka ruajtur. Ka vetëm një javë që lëviz dhe mua më kërkoi leje për të dalë. Unë si prind i jap leje dhe policia ma dhunon, kjo është e tmerrshme, nuk kam vënë gjumë në sy gjithë natën. Nuk di ku të drejtohem dhe ku të kërkojë ndihmë. Ndihem e pasiguritë,”- shprehet nëna e adoleshentit, me dhimbje dhe e prekur nga ngjarja në fjalë.
Vetë djali tregoi se si ishte dhunuar duke bërë një xhiro me biçikletë, bashkë me miqtë e tij.
Policia ndërkohë ka pezulluar nga detyra efektivin G.N., i cili shihet në video teksa godet me shuplakë 15-vjeçarin. Ndërkohë për tre efektivët e tjerë që tërhoqën zvarrë adoleshentin ka nisur hetim nga Drejtoria e Standarteve. Në njoftimin për mediat policia sqaron se të rinjtë kishin dalë për shëtitje me biçikletë duke thyer orarin e ndalim qarkullimit dhe për këtë arsye janë gjobitur. Për dhunën ndaj adoleshentit reaguan gazetarë dhe figura politike si kreu i PD, Lulzim Basha apo ish-kryeministri Sali Berisha. Basha e quajti skenën si gjënë e vetmë që Rama mund t’i ofrojë shqiptarëve, ndërsda Berisha e përkufizoi si dhunë shtazarake.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FIER– Një autoambulancë dhe një mjet i llojit ‘Toyota”, kanë dalë nga rruga pasi janë përplasur me njëra-tjetrën. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin r...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje në lidhje me vetëdorëzimin në polici të Jaeld Çelës. I ftuar në studion e Abcnews, Hoxha tha se &Cce...
TIRANË– Videoja që po shikoni tregon momentin kur ish-drejtori i Policisë së Vlorës Jaled Çela është dorëzuar sot në Drejtorinë e Policisë së Tiranë...
TIRANË– Duke nisur nga dita e hënë do të hapen baret dhe restorantet në të gjithë vendin, të cilat u mbyllën në mes të muajit mars, pasi situatës së ...
TIRANË– Qeveria me anë të disa vendimeve, vendosi lirimin e masave duke nënkuptuar se lufta me COVID-19 ishte drejt fundit. Por duket se fundi ka arr...
TIRANË– Sali Lushaj, besniku I Partisë Demokratike është shfaqur sërish në një nga protestat ku marrin pjesë edhe zyrtarë të selisë blu.Ish-truproja ...
SARANDË– Qytetarët e Sarandës kanë zgjedhur që të kalojnë këtë të shtunë pranë detit, teksa kanë shuar të nxehtin e vapës.Në videon e publikuar nga F...