Aktualitet

VIDEO/ Autoambulanca përplaset me “Toyota”-n në Fier, të dy mjetet dalin jashtë rruge dhe bllokojnë qarkullimin

16 Maj 2020, 18:09 Nga DOSJA
VIDEO/ Autoambulanca përplaset me “Toyota”-n në Fier,

FIER– Një autoambulancë dhe një mjet i llojit ‘Toyota”, kanë dalë nga rruga pasi janë përplasur me njëra-tjetrën. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor, Patos-Fier, në orët e pasdites së sotme.

Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga Dosja.al, dy mjetet kanë përfunduar jashtë rruge pas përplasjes.

Mësohet se shkak për këtë aksident është bërë një parakalim i gabuar, ndërkohë që raportohet vetëm për dëme materiale.

Fatmirësisht dy personat që udhëtonin ne mjetin “Toyota”, dhe ata që ndodheshin në autoambulancë nuk janë lënduar. Ndërkohë, në këtë aks rrugor është bllokuar për disa minuta qarkullimi rrugor, e më pas ka vijuar normalisht.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet autoambulanca perplaset me tyotan fier patos autoambulanca perplaset me tyotan fier patos

Sondazh

Poll