Nga e hëna hapen baret e restorantet, mjeku Kalo: Respektoni distancimin social, shumë shpejt do mblidhemi me shoqërinë
16 Maj 2020, 17:36Nga DOSJA
TIRANË– Duke nisur nga dita e hënë do të hapen baret dhe restorantet në të gjithë vendin, të cilat u mbyllën në mes të muajit mars, pasi situatës së shkaktuar nga koronavirusi.
Ndonëse këto aktivitete do të hapen nesër, ato do të vijojnë punën me rregulla të forta, ku sipas mjekut infeksionist, Tritan Kalo, baza është distancimi social.
Në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ të Nisida Tufës, Kalo tha se nëse respektohen masat, atëherë do të dalin shumë shpejt nga kjo situatë.
“Mesa di unë, fillimisht do të hapen mjediset e jashtme dhe më pas të brendshme. Rreziku në këto mjedise është asi në rrugë. Nëse nuk respektohet fjala distancim, s’ka kuptim. Duhet të mundohemi ta zbatojmë këtë distancë. Ndërsa kërkohet të zbatohet në rrugë, edhe në lokale do të zbatohet. Nëse diçka e tillë respektohet, dhe s’do të ketë shkelje të kritereve, do jetë e shpejtë dita kur njerëzit të kalojnë tek tradita, që të mblidhemi me shoqërinë, në lokale e restorante dhe brenda. Do të jemi bashkë, por edhe larg njëkohësisht,”- tha mjeku.
TIRANË– Qeveria me anë të disa vendimeve, vendosi lirimin e masave duke nënkuptuar se lufta me COVID-19 ishte drejt fundit. Por duket se fundi ka arr...
TIRANË– Sali Lushaj, besniku I Partisë Demokratike është shfaqur sërish në një nga protestat ku marrin pjesë edhe zyrtarë të selisë blu.Ish-truproja ...
SARANDË– Qytetarët e Sarandës kanë zgjedhur që të kalojnë këtë të shtunë pranë detit, teksa kanë shuar të nxehtin e vapës.Në videon e publikuar nga F...
TIRANË– Jaeld Çela, ish-drejtori i Policisë së Vlorës ëhstë dorëzuar, që u dorëzua tek blutë e Tiranës, pas tre vitesh arrati është shprehur se ësht...
TIRANE- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka depozituar sot një padi në Prokurorinë e Tiranës për 3 inxhinierë të Institutit të Ndërtimit, të cilët kanë ...
TIRANË- Gazetarja Beti Njuma ka denoncuar betonizimin e oborrit të shkollës historikë “Nana Mbretneshë” e njohur ndryshe si Shkolla Pedagogjike “17 nëntori...
TIRANË– Jaeld Çela, ish-shefi i Polcisë së Vlorës, i cili është dënuar me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre është dorëzuar në Policinë e Tiranës. ...
TIRANË– Lokalet pranë kompleksit “Usluga”, që administrohet, menaxhohet dhe figuron në emër të familjes së Sadri Abazit, deputetit të Partisë Sociali...