ME VIDEO/ Veshur sportiv dhe me kapele, publikohen pamjet e dorëzimit të Jaeld Çelës në polici, ish-shefi i Vlorës me tele
16 Maj 2020, 17:45Nga DOSJA
TIRANË– Videoja që po shikoni tregon momentin kur ish-drejtori i Policisë së Vlorës Jaled Çela është dorëzuar sot në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. I shoqëruar nga avokati i tij, Petrit Ismaili, Çela shihet në videon e publikuar nga Balkanwebse si ka mbërritur pranë Drejtorisë së Policisë.
I veshur sportiv dhe me një kapele në kokë, Jaeld Çela është ndalur për një moment në hyrje të Drejtorisë, teksa flet në telefon.
Më pas, bashkë me avokatin, i kërkuari prej tre vitesh është futur brenda godinës për të kryer vetëdorëzimin.
Jaeld Çela u dorëzua sot në Policinë e Tiranës. Ai është dënuar me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre dhe kërkohej nga drejtësia shqiptare, si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës. Aktualisht, gjyqi ndaj tij dhe ish-ministrit Tahiri ka ngrirë për shkak të pandemisë. Në dëshminë e tij përballë autoriteteve, Çela tha se është i pafajshëm teksa akuzoi prokurorët se e kishin kërkuar të bashkëpunonte kundër ish-ministrit Saimir Tahiri.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Duke nisur nga dita e hënë do të hapen baret dhe restorantet në të gjithë vendin, të cilat u mbyllën në mes të muajit mars, pasi situatës së ...
TIRANË– Qeveria me anë të disa vendimeve, vendosi lirimin e masave duke nënkuptuar se lufta me COVID-19 ishte drejt fundit. Por duket se fundi ka arr...
TIRANË– Sali Lushaj, besniku I Partisë Demokratike është shfaqur sërish në një nga protestat ku marrin pjesë edhe zyrtarë të selisë blu.Ish-truproja ...
SARANDË– Qytetarët e Sarandës kanë zgjedhur që të kalojnë këtë të shtunë pranë detit, teksa kanë shuar të nxehtin e vapës.Në videon e publikuar nga F...
TIRANË– Jaeld Çela, ish-drejtori i Policisë së Vlorës ëhstë dorëzuar, që u dorëzua tek blutë e Tiranës, pas tre vitesh arrati është shprehur se ësht...
TIRANE- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka depozituar sot një padi në Prokurorinë e Tiranës për 3 inxhinierë të Institutit të Ndërtimit, të cilët kanë ...
TIRANË- Gazetarja Beti Njuma ka denoncuar betonizimin e oborrit të shkollës historikë “Nana Mbretneshë” e njohur ndryshe si Shkolla Pedagogjike “17 nëntori...
TIRANË– Jaeld Çela, ish-shefi i Polcisë së Vlorës, i cili është dënuar me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre është dorëzuar në Policinë e Tiranës. ...