Aktualitet

Dorëzimi i Çelës, Artan Hoxha e krahason me ‘Eskobarin e Ballkanit’: Njësoj si Klement Balili, hyri i pashqetësuar në

16 Maj 2020, 16:38 Nga DOSJA
Dorëzimi i Çelës, Artan Hoxha e krahason me ‘Eskobarin e

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha është shprehur se vetëdorëzimi i Jaeld Çelës është bërë njësoj si çështja e Klement Balilit, ‘Eskobari i Ballkanit’, i cili u vu në dispozicion të aturiteteve, vetëm kur çështja shkoi në Gjykatë.

Hoxha shton për AbcNews, se ish-drejtori i Policisë së Vlorës, ka qenë nën shoqërinë e avokatit të tij në momentin që është dorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe nuk është shqetësuar nga askush.

Pas gati tre vitesh në kërkim Çela i cili ka pasur disa detyra të rëndësishme në Policinë e Shtetit, kam mësuar se para pak minutash është paraqitur vetë në Policinë e Tiranës. Është shpallur në kërkim në nëntor të 2017. Së bashku me Tahirin dhe Habilajn. Çela ka qenë në kërkim, ndërkohë në Shkallën e Parë është dënuar nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre. Është i vetmi zyrtar i policisë, dënimi i të cilit nuk u bë në shërbim prove por me burg.

Dorëzimi i Çelës është një rrethanë lehtësuese për të. Njësoj sin ë rastin e Klement Balilit. Dorëzimi i tij është bërë vullnetarisht, i shoqëruar nga avokati i tij. Është vënë në dispozicion të gjykimit, në të njëjtin proces ku po gjykohet edhe Tahiri,”- tha Artan Hoxha ndër të tjera.

Jaeld Çela u dorëzua sot në Policinë e Tiranës. Ai është dënuar me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre dhe kërkohej nga drejtësia shqiptare, si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës. Aktualisht, gjyqi ndaj tij dhe ish-ministrit Tahiri ka ngrirë për shkak të pandemisë. Në dëshminë e tij përballë autoriteteve, Çela tha se është i pafajshëm teksa akuzoi prokurorët se e kishin kërkuar të bashkëpunonte kundër ish-ministrit Saimir Tahiri.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha dorezohet jaeld cela klement balili artan hoxha dorezohet jaeld cela klement balili

Sondazh

Poll