Sport

Kompleksi i ri i Partizanit, presidenti Gaz Demi ankohet për FSHF-në: Kemi zero ndihmë deri tani

15 Maj 2020, 18:19 Nga DOSJA
Kompleksi i ri i Partizanit, presidenti Gaz Demi ankohet për FSHF-në:

Pas stadiumit “Air Albania” (ish-Qemal Stafa), ndërtuar falë bashkëpunimit të qeverisë shqiptare (ose më saktë kompanisë private të kontraktuar nga shteti), UEFA-s dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, radhën për të sjellë një “krijesë” të re në hartën futbollistike të Tiranës e ka Partizani.

Klubi i kuq po ndërton një kompleks modern në periferi të kryeqytetit dhe duket se deri tani FSHF-ja nuk ka dhënë asnjë ndihmë për ndërtimin e tij. Ky investim është financuar nga vetë presidenti Gaz Demi, i cili ka dhënë një intervistë për RTSH Sport pak para inaugurimit të këtij stadiumi me 5000 vende.

Reportazhi i televizionit publik për këtë stadium do të transmetohet ditën e shtunë, por në videon promocionale të tij në rrjetet sociale shfaqet presidenti Demi duke deklaruar: “Deri tani kemi zero ndihmë”. Për më shumë, duhet të presim reportazhin e plotë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gaz demi partizani reportazh gaz demi partizani reportazh

Sondazh

Poll