Aktualitet

8 të infektuar në Durrës, punonjës së fasonerisë së “ferrit”, dyshohet se janë prekur edhe të tjerë

16 Maj 2020, 11:32 Nga DOSJA
8 të infektuar në Durrës, punonjës së fasonerisë

Durrës- Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 8 raste të reja me COVID-19 në Durrës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 8 rastet e reja janë punonjës të fasonerisë “Endi”, në të cilën ditën e djeshme rezultuan edhe 7 persona të tjera. Po kështu kjo fasoneri ka edhe një pikë në Krujë, e cila u bë “vatra e infeksionit” në këtë qytet. Të njëjtat burime bëjnë me dije se dyshohet se janë infektuar edhe persona të tjerë.

Një ditë më parë, në një prononcim për Dosja.al, një punonjëse e kësaj fasoerie tregoi se i drejtuesit i trajtojnë si kafshë. Sipas saj, vetëm ku vjen kontroll u japin maska dhe doreza. Ajo shtoi se kanë marrë pagesa për pesë orë punë, ndërkohë që realisht kanë punuarnga 8 orë.

933 të infektuar, 31 viktima dhe 714 të shëruar, ky është bilanci i koronavirusit në vendin tonë. MSH raportoi sot se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur vetëm 17 raste të reja. Harta është zgjeruar me 8 raste të reja në Tiranë, 8 në Durrës dhe 1 në Krujë. Pra siç vihet re, gjatë ditëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve.Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi një ditë më parë se rritja e numrit të të infektuarve vjen si pasojë e mosrespektimit të masave. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e COVID, pasi rrezikojmë të bëjmë hapa pas, të shkojmë drejt izolimit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi vikitmat e covid në shqipëri koronavirusi ne shqiperi vikitmat e covid në shqipëri

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Maj 2020, 10:02

TIRANË- Aktori Viktor Zhusti, ka shpjeguar ditën e sotme arsyet pse është pro ndërtimit të një Teatri të Ri Kombëtar. Një ditë pas publikimit, në mediat pr...