Aktualitet

“Ka bërë arrestime të bujshme”, gazetari Artan Hoxha skanon policin që preku vajzën në rrugë: Ishte edhe gjysh, ka ma

16 Maj 2020, 10:45 Nga DOSJA
“Ka bërë arrestime të bujshme”, gazetari Artan Hoxha

TIRANE– Gazetari i Abc News, Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet e ditëve të fundit me policinë e shtetit. Jo më larg se dje disa efektivë dhunuan një adoleshent tek Parku i Liqenit.

Ndërkohë, gazetari u ndal edhe tek rasti i disa ditëve më parë, kur një polic u filmua teksa prekte në vende intime një vajzë. Hoxha thotë se ky rast është i rëndë, por është individual. Gazetari dha detaje se policia i cili më pas u pezullua ka bërë arrestime të bujshme, madje është i madh në moshë.

“Në çdo veprim policor ku filmohet, po të shikosh ka elementë të shkeljes së detyrës. Në rastin konkret, sigurisht polici duhet të jetë e kujdesshëm. Kombinimet e patrullave janë policë të rinj, që e kanë mirësjelljen në komunikim, por edhe të vjetër. Por problemi tjetër është çfarë frymë përcillet te policia. Ka policë edhe të vjetër, edhe të rinj. Ai i para disa javëve ishte i vjetër dhe ka bërë arrestime të bujshme. Ishte një polic që ishte gjysh. Kishte kaluar një karrierë të gjatë në polici. Sjellja individuale është ajo që ka ndodhur me vajzën. E ka bërë një polic me eksperiencë, i cili flaku karrierën e vet. Policia e Shtetit është një organizatë. Polici duhet të jetë fytyra”, tha gazetari. Marrë nga Abc News.com

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha artan hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Maj 2020, 10:02

TIRANË- Aktori Viktor Zhusti, ka shpjeguar ditën e sotme arsyet pse është pro ndërtimit të një Teatri të Ri Kombëtar. Një ditë pas publikimit, në mediat pr...