Aktualitet

Lista e artistëve kundër shembjes së TK, Eni Jani përgënjeshtron: Unë jam për një teatër të ri, më kanë keqpërdorur

16 Maj 2020, 11:02 Nga DOSJA
Lista e artistëve kundër shembjes së TK, Eni Jani

TIRANË -Aktorja e njohur Enerjeta Jani ka reaguar në lidhje me përfshirjen e saj në listën e personave që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një postim në Facebook, Jani shprehet se kolegët e saj janë keqkuptuar, ose kanë keqpërdorur emrin e saj. Ai theksoi edhe njëherë që ka firmosur për një Teatër të ri.

Postimi i aktores:

Unë jam shprehur që në fillim që jamë për Teatër të ri. Procesi i Teatrit ka kaluar në shumë faza dhe kjo mund të jetë një nga arsyet që kolegët e mi të jenë keqkuptuar apo të kenë keqpërdorur emrin tim. Unë mbrëmë kam firmosur dhe e theksoj përsëri, jam për Teatër të ri.

Mbrëmjen e djeshme, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit publikoi listën me 136 emra, të cilët janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, duke kërkuar vetëm restaurimin e godinës. Në mesin e emrave ishte edhe aktorja e njohur Enerjeta Jani.

Bashkia e Tiranës mori disa ditë më parë në fshehtësi vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Vendimi u firmos nga kryetari i Këshillit Bashkiak, Toni Gogu. Pas vendimit, në sheshin e Teatrit Kombëtar ka nisur protesta e artistëve, ku atyre iu është bashkuar edhe kreu i PD, Lulzim Basha. Artistët ndërkohë kanë paditur në Prokurorinë e Tiranës 3 inxhinierët që firmosën akt ekspertimin për shembjen e godinës. Mbrëmjen e djeshme artistët, aktivistë dhe qytetarë që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar kaluan natën para godinës.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eni jani vendimi për shembjen e teatrit kombëtar eni jani vendimi për shembjen e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Maj 2020, 10:02

TIRANË- Aktori Viktor Zhusti, ka shpjeguar ditën e sotme arsyet pse është pro ndërtimit të një Teatri të Ri Kombëtar. Një ditë pas publikimit, në mediat pr...