Sport

Skuadra ku luan Rashica fut në karantinë një futbollist një ditë para rikthimit të Bundesligës

15 Maj 2020, 18:09 Nga DOSJA
Skuadra ku luan Rashica fut në karantinë një futbollist një

Nesër rikthehet zyrtarisht kampionati gjerman i futbollit, por jo të gjitha detajet duken perfekte. Klubi i Werder Bremenit nuk do të rrezikojë asnjë prej futbollistëve të ekipit. Klubi gjerman ka vendosur të fusë në karantinë një prej lojtarëve, sepse njëri nga prindërit e këtij të fundit është prekur nga koronavirusi.

Lojtari sigurisht që nuk identifikohet nga klubi , por deri tani ka rezultuar negativ në testin e bërë për COVID-19. Nesër pritet rezultati i testit të dytë.

Milot Rashica patjetër mund të ketë frikë, por jeta vazhdon, sidomos kur bëhet fjalë për të luajtur në një nga 5 ligat më të forta të kontinentit. Nesër të gjithë shqiptarët do i kenë sytë tek ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gjermani karantina werder gjermani karantina werder

Sondazh

Poll