Politike

15 Maj 2020, 15:52 Nga DOSJA

TIRANË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje për Shqipërinë, Boiken Abazi ka dalë kundër shembjen së Teatrit Kombëtar. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai e quan projektin për shembjen e Teatrit, pjesë të ideologjisë neoliberale, që ecën përmes rrënimit të publikes dhe të përbashktës, për hir të interesave të pushtetarëve dhe biznesit.

Më tej ai ka përmendur edhe vlerat që mbart Teatri si godinë, duke thënë se është i lidhur me memorien tonë kolektive. Sipas Abazit, mobilizimi për ruajtjen e trashëgimisë, sheh nga e tashmja dhe e ardhmja, për ne dhe brezat që po vijnë.

Postimi i plotë

Dekontruktim i akuzës për “nostalgji” në përpjekjen kolektive për mbrojtjen dhe restaurimin e Teatrit Kombëtar

Tentativa për ta shembur Teatrin Kombëtar nuk është as progres as zhvillim. Mbrojtja dhe restaurimi institucional e ligjor i trashëgimisë ka lindur bashkë me shtetin modern. Shkatërrimi i trashëgimisë së Teatrit Kombëtar, dhe në përgjithësi i trashëgimisë në Shqipëri, është pjesë e ideologjisë neoliberale, që ecën përmes rrënimit të publikes dhe së përbashkëtës, për hir të interesave të ngushta private të pushtetarëve e biznesit të lidhur me regjimin. Trashëgimia, si çdo pasuri kombëtare shqiptare, po tjetërsohet dhe shkatërrohet nga pushteti brutal neoliberal.

Rezistenca për mbrojten dhe restaurimin e Teatrit Kombëtar ngërthen tre dimensionet ku jeton njeriu: kohën, hapësirën dhe identitetin, përmes jetës në shoqëri. Koha shënohet te Teatri Kombëtar përmes leximit të historisë në trashëgiminë materiale që përbën ky kompleks. Hapësira qendrore ku ndodhet Teatri, është hapësira e përbashkët urbane e lidhur me memorien tonë kolektive dhe të drejtën tonë mbi qytetin. Identiteti rikuptimsohet në rezistencë e sipër për mbrojten e trashëgimisë, duke rizbuluar historinë dhe duke emancipuar veten si shoqëri e si individë. Njeriu pa histori është njeriu prehistorik.

Na nevojitet dekolonizimi i mendimit mbi trashëgiminë. Teatri nuk është simbol përnderues i pushtimit fashist. Teatri nuk është as lapidar as përmendore. Brenda Teatrit Kombëtar janë zhvilluar ngjarjet politike dhe kulturore të disa regjimeve njëri pas tjetrit. Populli shqiptar e ka bërë të vetin atë ndërtim duke shënuar në ambientet e Teatrit historinë e tij. Kompleksi i Teatrit Kombëtar ka funksion përdorimi publik, dhe pa asnjë mëdyshje ndërtesa kryen funksione të shumta e të dobishme për shoqërinë. Trashëgimia i përket së pari popullit që jeton me të.

Trashëgimia, si historia, nuk është e barasvlefshme me të shkuarën, por me leximin dhe përdorimin e saj në të tashmen. Rezistenca qytetare për ta ruajtur Teatrin Kombëtar nuk është nostalgjike për të kaluarën, nuk bie në kurthin e iluzionit të rikthimit te një “kohë më e mirë”. Mobilizimi dhe zelli për të ruajtur trashëgiminë sheh nga e tashmja dhe e ardhmja për ne dhe brezat që vinë.

Bashkia e Tiranës mori dje në fshehtësi vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Vendimi u firmos nga kryetari i Këshillit Bashkiak, Toni Gogu. Pas vendimit, në sheshin e Teatrit Kombëtar ka nisur protesta e artistëve, ku atyre iu është bashkuar edhe kreu i PD, Lulzim Basha. Ditën e sotme ndërkohë, artistët kanë paditur në Prokurorinë e Tiranës 3 inxhinierët që firmosën akt ekspertimin për shembjen e godinës.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike boiken abazi vendimi për shembjen e teatrit kombëtar boiken abazi vendimi për shembjen e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll